Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFilipçe: Gjendja është tërësisht nën kontroll, nuk ka arsye për ndonjë rrezik...

Filipçe: Gjendja është tërësisht nën kontroll, nuk ka arsye për ndonjë rrezik ose panikë nga koronavirusi në shtetin tonë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot deklaroi se në këtë moment nuk sheh asnjë arsye për ndonjë rrezik ose panikë nga koronavirusi në vendin tonë. Bind se puna tërësisht është nën kontroll. Deri tani nuk janë regjistruar raste të dyshuara por, siç tha, ka numër të zakonshëm të të sëmurëve nga gripi.

“Kalojnë të gjithë pasagjerët të cilët vijnë me fluturimet të cilat kanë lidhje me rajonin më të gjërë në Vuhan, me shikim të asaj që tani ai është qytet tërësisht i mbyllur. Te ne arrijnë aeroplanët nga Dubai dhe Stambolli. Informacioni im është se në mëngjes fluturimi nga Stambolli është anuluar, përkatësisht vonuar për disa orë. Sistemi tashmë është vendosur, kamera ishte vendosur gjatë ditës së djeshme. Është bërë orari i mjekëve epidemiologë nga Qendra për shëndet publik, të cilët sipas rendit të fluturimeve do të jenë të pranishëm gjatë skenimit”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për koronavirusin.

Informon se dje kanë pasur mbledhje pune me drejtorin e TAV dhe, siç tha, dolën në vigjilje ato aeroplanë gjithmonë të kahëzohen në një ose dy dalje, shumë afër në mënyrë potenciale nëse duhet të shfrytëzohet dhoma për izolim, por edhe nga aspekti praktik për kamerën tërë kohën të vendoset në një vend.

“Përderisa detektohet se dikush nga pasagjerët ka temperaturë të rritur , hapi i parë është intervistë me epidemiologët nëse vjen nga Kina dhe nëse ka pasur kontakt me ndonjë të infektuar. Ata kanë shabllon, një algoritëm sipas të cilit veprohet. Përderisa ka rast të tillë gjtihashtu ka protokoll për izolim, dezinfektim të aeroplanit dhe hapësirave dhe rruga adekuate sipas së cilës është parashikuar me atë algoritëm, me automjet të veçantë të ndihmës së shpejtë vetëm për atë qëllim në Klinikën infektive në Shkup. Përderisa nuk ka kurrfarë simptoma të cilat mund të jenë lëndë e panikës, ne gjatë ditës së nesërme përmes Drejtorisë për aviacion civil i presim nga kompanitë e aeroplanëve dhe prej më parë pacientët të cilët vijnë nga ato qytete, ndërsa vijnë nga rajoni më i gjërë i Vuhanit”, deklaroi Filipçe.

Shtoi se prej përpara dhe para skenimit e dinë se sa pacientë, potencialisht të infektuar mund të presim. Në ndonjë mënyrë, siç tha, kemi siguri të dyfishtë, të gjithë do të intervistohen dhe do ta dimë se si do të veprohet.

Secili që nuk ka kontakt direkt dhe nuk vjen nga Kina, përderisa ndjen disa simptoma do të shkojë nëpërmjet rrjedhës normale te mjeku amë, Klinika infektive. Filipçe paralajmëroi se gjatë ditës do të shpërndahen afishe në aeroport me numër të veçantë të telefonit dhe secili që vjen do të ketë mundësi të paraqitet.

Informon se në mëngjes kanë pasur mbledhje pune me përfaqësuesit e Institutit për shëndet publik, ndërsa dje kanë kontaktuar edhe me Ambasadën kineze në vendin tonë.

“Ata sot do të na tregojnë se sa prej 50 njerëzve të cilët te ne janë regjistruar, kush në qëndrim të përhershëm dhe kush në të përkohshëm janë në udhëtime në Kinë dhe kur pritet të kthehen dhe nga cili rajon janë. Puna tërësisht është nën kontroll. Nuk shoh në këtë moment asnjë arsye për ndonjë rrezik ose panikë”, bind Filipçe.

Filipçe deklaroi se grupi i vetëm i qytetarëve të Maqedonisë të cilët ishin në Kinë, por 2.000 kilometra largësi nga qyteti Vuhan është një grup i aktorëve nga TPM. Sqaroi se kanë komunikuar me to, ata janë skenuar në dalje kur e kanë lëshuar aeroportin në Pekin dhe janë skenuar me kamera termal në Stamboll. Filipçe thotë se gjatë bisedës, përkatësisht të dielën, ata kanë deklaruar se nuk kanë kurrfarë simptoma.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Filipçe tha se në lidhje me koronavirusin kanë vepruar sipas rekomandimeve të Organizatës botërore të shëndetësisë. Kamera termale, siç tha, u vendos dhe prej atëherë gjithçka funksionon në rendin më të mirë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!