Autobusi shkollor me 22 fëmijë të moshës 8-11 vjeç ka rënë në një hendek dhe është përmbysur disa herë.
Sipas mediave Gjermane menjëherë në vendngjarje ka shkuar ambulanca për t’ju ardhur në ndihmë të aksidentuarve.
Ndërkaq, zëdhënësja e policisë Alexandra Hoodt është shprehur se janë plagosur rëndë edhe 5 femijë të tjerë ku aktualisht ndodhen në klinikat në Eisenach, Mühlhausen dhe Gotha.
Gjithashtu është bërë e ditur se 15 djem dhe vajza gjithashtu u plagosën lehtë, si dhe shoferi i autobusit, të cilët gjithashtu u transferuan në spitalet afër.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes ndërsa emrat e viktimave nuk janë bërë me dije.