Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderKy është i riu nga Tetova që vdiq sot nga aksidenti i...

Ky është i riu nga Tetova që vdiq sot nga aksidenti i rëndë (FOTO)

Portali TetovaSot ka siguruar edhe foton e të riut 19 vjeçar Bojan Smilevski nga Saraçina e Tetovës, i cili sot vdiq nga plagët e marra nga aksidenti i rëndë që ndodhi të enjten në rrugën e vjetër Tetovë – Zhelinë.

Ai iu nënshtrua plagëve dhe vdiq në Klinikën e Shkupit, i cili ishte dërguar në spital menjëherë pas aksidentit, shkruan TS.

Policia e Tetovës informoi të enjten se në aksident trafiku janë përfshirë dy automjete, edhe atë në mes një kamioni transportues i tipit “Mercedes” me targa të Tetovës drejtuar nga 48 vjeçari H,A nga Reçica e Madhe dhe automjeti tjetër i tipit Opel Corsa.

Tani më i ndjeri ishte pasagjer i automjetit “Opel Corsa” i plagosur ishte edhe shoku i tij Martin Boskoski, i lindur në vitin 2001, gjithashtu nga Saraçina.

Ky është i riu Bojan Smilevski nga Saraçina e Tetovës:/TS

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments