Disa intelektual dhe personalitete të rëndësishme të qytetit të Strugës pritet të inkuadrohen nëpër subjekte politike në Strugë para nisjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 12 prill, mëson Struga Ekspres.
Këto lëvizje për opinionin strugan do të jenë një befasi e madhe,sepse disa figura të rëndësishme partish do të braktisin keto të fundit dhe do te inkuadrohen në një subjekt tjetër.
Struga Ekspres mëson se edhe disa figura që nuk kanë qenë të kyçur fare nëpër subjekte politike do ta bëjnë këtë së shpejti.
Nga disa burime jo zyrtare Struga Ekspres meson se ka një marrëveshje të fshehtë të një nga figurave të rëndësishme në Struge me një subjekt politik qê pritet ti jap peshë më shumë në elektorat kêtij subjekti.
Edhe më parë ka patur shumë lëvizje si nga njëra parti në tjetrën, por kësaj radhe pritet të bëj bujë mediatike.(Struga Ekspres)