Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKëshilltari i PDSH-së në Dollnen i bashkohet ASH-së (FOTO)

Këshilltari i PDSH-së në Dollnen i bashkohet ASH-së (FOTO)

Këshilltari i PDSH’së në Dollnen, Orhan Asani kaloi publikisht tek Aleanca për Shqiptarët.

Orhan Asani nga fshati Cërnilishtë në Komunën e Dollnenit, prej më shumë se dy vitesh është këshilltar në Këshillin e kësaj komune.
Asani u zgjodh këshilltar nga lista e kandidatëve të PDSH’së, ndërsa prej sot ai edhe zyrtarisht kaloi në radhët e Aleancës për Shqiptarët, shkruan in7.

Ngjarja ndodhi gjatë takimit që kreu i Aleancës, Ziadin Sela realizoi në fshatrat e Dollnenit dhe Krushevës. Në takimin në fshatin Cërnilishtë i pranishëm ishte edhe këshilltari, Orhan Asani.

Pjesëmarrjen e Asanit në takimin e Aleancës për Shqiptarët, fillimisht e përshëndeti deputeti i zonës, Syrija Rashidi, ndërsa Ziadin Sela i uroi mirëseardhjen publikisht.

“Falënderoj përzemërsisht edhe këshilltarin komunal, Orhan Asanin, i cili prej sot do të jetë këshilltar i Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Dollnenit”, theksoi Ziadin Sela, përcjell in7.

Lajmin për in7 e konfirmoi edhe vetë këshilltari Asani.
“Po. Prej sot edhe zyrtarisht jam pjesë e Aleancës për Shqiptarët. Betejën politike e vazhdoj bashkë me miq e shokë pranë kësaj partie”, tha për in7, Orhan Asani.
Përndryshe, Aleanca për Shqiptarët në këtë komunë përfaqësohej me këshilltarin Ismailaki Aliu, ndërsa tani do të kenë dy këshilltarë në Këshillin e Dollnenit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!