Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, ishte në vizitë pune te Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të Faik Arsllanit, ushtruesi i detyrës kryetar i gjykatës më të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Gjatë kohës së takimit, të dyja palët e riafirmuan nevojën për bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjelltë, duke e theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave ligjore të çdo qytetari.