Ramiz Merko uron struganët për vitin e ri- 2020
Te dashur bashkëqytetar,
Viti i Ri është koha në të cilën nje vit i ri kalendarik fillon numërimin dhe ku njerezit urojne njerit-tjetrin për një të nesërme më të mirë. Poashtu paraqet edhe një moment reflektimi për ndryshimet e realizuara pergjatë vitit paraprak, per t’u lënë hapesirë mundësive, sfidave, perspektivave të reja vitit të ardhshem. Në këtë prizem me synimin e permbushjeve të suksesshme të projekteve të reja, urojme që çdo sfidë të percillet me mbaresi. Mbaresia, shëndeti dhe suksesi le të jenë prioritete të çdo familje që do të sjellë viti në vijim.