Një grua ka humbur jetën në ashensor pasi e njëjta është bllokuar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nikolla Parapunov” në Shkup.
E moshuara, L.T (68) ka qenë së bashku me ekipin e ndihmës së shpejtë, të cilët kanë ardhur për t’i ofruar ndihmë mjekësore.
Ata kanë vendosur që ta dërgojnë në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, por janë bllokuar në ashensor i cili rrëzuar në pjesën e bodrumit, ndërsa pacientja ka humbur jetën.
Rasti në polici është denoncuar në orën 00:23 nga ana e mjekut të Ndihmës së shpejtë.
Sic ka njoftuar MPB, përcjell SHENJA, në vendin e ngjarjes hetim ka bërë ekip i SPB Shkup.
Pas urdhrit të prokurorit publik trupi është dorëzuar për obduksion.