Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëHalil Kastrati me “Jetimat e Ballkanit” në 10-vjetorin e punës së tyre...

Halil Kastrati me “Jetimat e Ballkanit” në 10-vjetorin e punës së tyre dhurojnë 128 shtëpi

Në një dekadë punë të shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit” në një ngjarje krejt speciale sot me fillim prej orës 13:00 do të dhurohen çelësat për 128 familje në nevojë nga të gjitha trevat shqiptare.
Ngjarja do të mbahet në sallën “Sezai Surroi” në Prizren në një atmosferë festive ku do të marrin pjesë numër i madh i personaliteteve nga jeta publike dhe artistike shqiptare e shoqëruar me një program argëtues.
Ngjarja ishte paraparë të ndodhë me 28 nëntor në nder të Ditës së Flamurit por tragjedia në Shqipëri kishte bërë që ky event të shtyhet për më vonë.
Ndryshe “Jetimat e Ballkanit” llogaritet njëra nga iniciativat më të mëdha humanitare në trojet shqiptare e cila ka bërë deri më tani rreth 800 familje me kulm mbi kokë, duke arritur të fitojë besimin e donatorëve shqiptarë anë e kënd botës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments