Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniOliver Spasovski do të jet kryeministër në Qeverinë teknike

Oliver Spasovski do të jet kryeministër në Qeverinë teknike

Oliver Spasovski do të kryeministër në Qeverinë teknike që do ta përgatit vendin për zgjedhjet e parakohshme më 12 prill. Kështu është vendosur në mbledhjen e Këshillit ekzekutiv dhe Këshillit qendror të LSDM-së që u mbajt sot në Bihaçka.

Kryeminstri Zaev gjithashtu tha para mediave se Milla Carovska do të zë vendin e Koço Angjushevit si zv/kryeministër për çështje ekonomike, kurse Shefat e kabinetit të Spasovskit dhe Carovskës do të jenë zv/ministra plotësues në këto dy ministri me të cilat në Qeverinë teknike do të udhëheqin kuadro të VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu LSDM ka zgjedhur Bojan Mariçiqin sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar, pasi sekretari i deritanishëm Dane Talevski është nominuar për ambasador në NATO.

Zaev tha se në mbledhjen e sontme të Këshillit Ekzekutiv kanë shqyrtuar edhe zhvillimet e fundit me partnerin e koalicionit për çka nënkryetarët kanë raportuar se grupi parlamentar i BDI-së kanë dhënë sqarime.

Kryetari i LSDM-së ka përsëritur se deri në shpërbërjen e Kuvendit do të insistojë në modelin me një njësi zgjedhore. /SHENJA/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments