Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPo punohet në problemin me guroret në rajonin e Strugës

Po punohet në problemin me guroret në rajonin e Strugës

Me vendim të Qeverisë dhamë autorizim shtesë ministrit të EkonomisëKoço Angjushev për shfuqizimin e një anshëm të marrëveshjeve me qëllim final, të mbyllen njëqind për qind guroret në Labunishtë.

Këtë sot e bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Liljana Popovskës nga RDM-ja për guroret në rajonin e Strugës.

Kryeministri theksoi se po punohet për një çështje të rëndësishme për të gjithë ne, veçanërisht për banorët e rajonit të Strugës dhe Labunishtës. Zaevi tha se një kohë shumë të gjatë ishte diskutuar dhe aktualizuar me qëllim që të zgjidhet ky problem. Informoi se deri më tani kishte biseduar dhe kishte mbajtur disa takime me ministrin e EkonomisëKoço Angjushev dhe një shumë të rëndësishëm me iniciativë të deputetit Alija Kamberovski, me banorët dhe me shoqatat.

“Rezultati deri më tani është i suksesshëm, por jo deri në fund sepse tre-katër gurore janë larguar, një-dy duhet të përfundohen. Mbrëmë i dhamë autorizim shtesë ministrit të Ekonomisë për shfuqizim të njëanshëm. Këtë e bëjmë përmes bisedës, jo dhunshëm”, tha Zaevi.

Shfaqi falënderim deri te qytetarët që përgjatë bisedave ata e shprehën të drejtën e tyre të protestës, e alarmuan opinionin, jo vetëm në rajonin e Strugës, por në gjithë shtetin, i alarmuan edhe institucionet.

“Këtë autorizim të cilin e mori me vendim të Qeverisë, është sipas ligjit, ndryshimet e ligjeve të cilat po bëhen që të munden përgjatë bisedave përfundimisht të zgjidhen dhe ato, një ose dy gurore që janë larguar dhe të mos ketë më probleme. Besoj në mënyrë të njëjtë, siç është vendosur me ato parapraket, edhe me këto që mbetën do të zgjidhet përfundimisht, sipas regjistrimeve pozitive ligjore, të drejtën e shfrytëzimit të rërës, të zhavorrit…, ajo ekziston gjithkund”, tha Zaevi.

Alarmoj, siç tha, deri te institucionet që në dhënien e ardhshme të mbajnë llogari për të gjitha aspektet. “Në dhënien e ardhshme do të kemi kujdes për lokacionin, se çfarë lloj pasojash të tjera mund të shkaktojë, a e ka parasysh gjithë këtë ligji, nëse nuk e ka a mund t’i rregullojmë me akte nënligjore, ose me ndryshime dhe plotësime…., ta debatojmë”, tha Zaevi.

Kryeministri potencoi se më të rëndësishmit janë qytetarët dhe shëndeti i tyre dhe shfaqi kënaqësi që në këtë mënyrë gjendet zgjidhje për mbylljen e të gjitha guroreve. Paralajmëroi se shumë shpejtë do të bëjnë të ditur se të gjitha guroret janë mbyllur, madje edhe ato të cilat për momentin nuk janë mbyllur formalisht dhe punojnë në ndonjë rrugë, sipas gjitha gjasave duke u frikuar se do të vijnë inspektuesit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!