Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPlagoset njëri nga sulmuesit e Ziadin Selës, Boris Mutkov

Plagoset njëri nga sulmuesit e Ziadin Selës, Boris Mutkov

Mbrëmë në mesnatë është plagosur, Boris Mutkov i njohur me nofkën “Fantom”, i cili është njëri nga sulmuesi i Ziadin Selës në ngjarjet e 27 prillit. Mutkov është sulmuar përderisa ka qenë në lëvizje me automjet, ndërsa është dërguar për mjekim në spitalin Sistina. Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, nuk e përjashtoi mundësinë që rasti të jetë i lidhur me ngjarjen që ndodhin rreth një muaj më parë në hotelin Aleksandar Palas.

“Është fakt se bëhet fjalë për përleshje mes grupeve kriminele. Ata janë persona të cilët njihen në opinion për veprat e tyre kriminele. Unë atë person e pash edhe në Kuvend më 27 prill me grupin i cili hyri për të sulmuar deputetët. Kështu që bëhet fjalë për grupe kriminale por mbetet që hetimi të dëshmojë dhe ti shqyrtoj të gjitha faktet, a ka lidhje mes grupeve me ngjarjet e kështu me radhë”, deklaroi ministri Spasovski.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments