Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionAdnan Azizi: Thaçi vazhdon të marr shpërblimet për “veren do smrt”, dikur...

Adnan Azizi: Thaçi vazhdon të marr shpërblimet për “veren do smrt”, dikur nga Mijallkovi tash edhe nga Zaevi (FOTO)

Shkruan: Adnan Azizi

Dhe sa shpejt i bien maska, i del mashtrimi, dyftyrësia. Vetëm para 2 javëve deklaroi se shqiptarët duhet ta votojnë LSDM-në dhe jo partitë shqiptare! Sot Gjykata e Apelit, Menduhin bashkë me Sashën e shpall të pafajshëm për kurdisjen e zgjedhjeve në të kaluarën!

Edhe pse atëherë bashkëpunuat me Sashën, kundër Zajkos në Strumicë, tash nga gjykatat e kontrolluara nga LSDM Menduhi del i pafajshëm për “Bedredin prajshe”. Pra, i ranë maskat tërësisht “opozitës së dikurshme shqiptare” dhe liderit të saj Menduh Thaçi. Por ama kjo e ka një mesazh të qartë për ata që e kuptojnë. Ky rast dëshmon një fakt shumë me peshë! Faktin se pse shqiptarët kanë mbetur në këtë gjendje edhe sot e kësaj dite.
Sepse kanë qenë të udhëhequr nga një parti e fokusuar në tendera dhe krim, e në opozitë nga një parti tjetër lideri i së cilës ishte dhe mbeti i gatshëm “veren do smërt” me të gjithë, kundër shqiptarëve dhe pro interesave të tij personale!

Është koha kur shqiptarët duhet të çlirohen nga okupatorët e këtillë në politikë!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments