Viti 2017 ku me Komunën e Strugës udhëhiqte Ziadin Sela janë harxhuar 121.400 eur nga 177.000 eur për të tri vitet.
Të nderuar qytetarë të Komunës së Strugës.
Para fakteve heshtin dhe mbretërit por “Aleanca për Shqiptarët”- Strugë të dëshpëruar që “konakun” e tyre nuk e vizitoj asnje nga qytetarët e Strugës, zyrat e tyre ngelen te shprazetea dhe nuk patën mundësinë që si çdo herë mundohen që dështimet e tyre ti mbulojnë me mashtrime ndaj qytetarëve të nderuar të Strugës.
Qytetarët nuk kanë nevoj të vinë t’ju takojnë në zyrë, sepse mashtrimeve tuaja ju ka ardhur fundi.
Të nderuar qytetar,
Kryetari i Komunës së Strugës udhëheqë komunën këto dy vite dhe jo tri vite dhe atë 2018 dhe 2019 ( qeverisje të plotë).
120.000 euro janë harxhuar në vitin 2017 në periudhën kur në krye të komunës ishte “Aleanca për Shqiptarët”.
Ishit ju ata që demoluat dhe shkatërruat gjithçka. Ishit ju ata që naftën jo që e keqpërdornit por e shisnit për të përfituar.
Ishit ju ata që vetëm në vitin 2017 keni pasur mbi 10 fluturime për interesa private të “administratorit” të Komunës.
Ishit ju që nga buxheti i komunës paguanit rroga për qytetar nga Kumanova, Tetova dhe Shkupi.
Ishit ju ata që për katër vite parat e mirëmbajtjes të deponisë përfundonin në xhepin tuaj dhe ne për secilën ditë gjatë verës “jetonim” me ajrin e ndotur.
Ishit ju që nga buxheti i komunës paguanit drekat dhe organizimet e shumta të subjektit tuaj.
Ishit ju ata që shkatërruat gjithçka në ndërmarjet ndërkomunale të Komunës së Strugës.
Ishit ju që na sollët dhe “semaforët” në qytetin e Strugës dhe këto para i keqpërdorët.
Ishit ju ata të cilët edhe “pllakat” e shetitores i keqpërdorët.
Po sa të mjerë paskeni qënë dhe sa të pangopur.
Me kredi u futët në fushat ndërsa përfunduat me pallate të ndërtuara dhe vetura gjoja të “dhuruara”.
Ne si BDI-Strugë për këto që themi kemi dhe faktet por për NE dhe qytetarët e Komunës kanë shumë rëndësi që sot në fshatin Ladorisht punonin makineri të shumta të cilat deputetin e subjektit tuaj sot e lanë të dorëzuar para fakteve.
Për ne nuk kanë rëndësi reagimet tuaja pasi kur si të pa ftyrë dhe të korruptuar në maksimum reagoni sot ju që keqpërdorët çdo pjesë të pushtetit, ju që vidhnit dhe bukën e gojës të punëtorëve të cilët me përkushtim punonin për secilën ditë.
Ju sot kishit hapur një zyrë që i ngjasonte një konaku ngushëllimesh ku dhe ata pak qytetar që vinin me siguri një porosi ju përcillnin: “të keni shëndetin të rroni dhe t’a kujtoni “Aleancën për Shqiptarët”- Strugë.