Me kokën e fashuar, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pjesëtarë të familjes Biquku po përcjellin në banesën e fundit vajzën e tyre 20 vjeçare, Xhesika, që humbi jetën dje në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ndenji një kohë të gjatë nën kujdesin e mjekëve, raporton newsbomb.al.
Vajza 20-vjeçare nga Tirana, ishte viktima e vetme në kryqytet nga tërmeti i 26 nëntorit, për shkak të dëmtimit të rëndë në kokë. Në gjendje të rëndë shëndetësore janë edhe nëna dhe motra e vajzës.
Por, ato kanë lënë spitalin dhe me kokën e fashuar janë ndodhur paraditen e sotme në Kombinat, në ambientet e Bibliotekës së Kombinatit, aty ku thuajse të gjithë miqtë, të afërm, por edhe qytetarë, po i japin lamtumirën vajzës 20-vjeçare të kombinatit, raporton newsbomb.al.