Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriTragjedia nga tërmeti/ U shuan 10 familje, ja kush janë 51 viktimat,...

Tragjedia nga tërmeti/ U shuan 10 familje, ja kush janë 51 viktimat, bilanci i rëndë (FOTO)

Tiranë e ka thelluar edhe më tej bilancin e viktimave nga tërmeti, duke e çuar në 51 numrin e personave që humbën jetën. Xhesika Biçiku ndërroi jetë mesditën e djeshme, pasi qëndroi 3 ditë në koma në reanimacion.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes publikoi të dhënat e fundit lidhur me viktimat që la pas tërmeti tragjik që goditi vendin tonë, në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 47 persona janë nxjerrë nga rrënojat, disa prej të cilëve nuk arritën t’u mbijetonin plagëve.

Një i ri humbi jetën si pasojë e aksidentit pas dëmtimit nga tërmeti, një tjetër u hodh nga lartësia për shkak të panikut, ndërsa një person pësoi infarkt pas goditjeve të forta që ndjeu. Paraditen e djeshme u tha se operacioni i kërkim-shpëtimit në zonat e Durrësit dhe Thumanës, më të dëmtuarat nga tërmeti, ka përfunduar. Megjithatë, ende nuk ka të dhëna zyrtare.

MINISTRIA

Ministria e Mbrojtjes dha dje të dhënat e fundit, duke njoftuar se në tri ditë u nxorën nga rrënojat 50 viktima, përmes operacionit ku morën pjese rreth 250 efektivë të kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut, BE-ja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj.

Sipas Ministrisë, aktualisht po bëhen saktësimet e fundit të gjeneraliteteve të viktimave nëpërmjet familjarëve të tyre, për të dalë më pas me listën përfundimtare emërore. Lidhur me kërkimet e fundit në “Mira Mare”, rezulton se nuk është gjetur më asnjë trup. I fundit që u nxor nga rrënojat mbrëmjen e së enjtes, ishte një banakier nga Korça.

Pas kërkim-shpëtimit në terren, ekspertë shqiptarë e të huaj nisën punën për verifikimet e dëmeve në terren. Emrat e viktimave të tërmetit i përmendi dje në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë Kryeministri Edi Rama, duke bëre një bilanc paraprak të situatës në zonat e prekura.

VIKTIMAT

Tërmeti i 26 nëntorit la pas 25 viktima në Durrës, po kaq në Thumanë dhe një në Tiranë. Dy prej viktimave të Durrësit janë vëllezërit nga Kosova, Isah dhe Shemsedin Abazi, njëri prej të cilëve, Isah, dje do të mbushte 29 vjeç. Për disa familje tërmeti i të martës solli pasoja tragjike.

Tetë anëtarë të familjes Lala u shuan nën rrënojat e një vile në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku arriti të nxirrej i gjallë nga rrënojat vetëm një 16-vjeçar. Po në Durrës u shua një familje prej 4 anëtarësh e një tjetër prej tre brezash, gjyshja, vajza e mbesa. Në Thumanë po ashtu pasojat ishin tragjike.

Familja Cara humbi 5 anëtarë dhe dy mbijetuan. Ndërsa nga familja Çupi mbijetoi vetëm djali i vogël, prindërit dhe vëllai i tij më i madh humbën jetën. Edhe për familjen Greku në Thumanë, tërmeti i 26 nëntorit solli pasoja tragjike, duke shuar 3 anëtarë./panorama/

Image

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!