10 vjeçari kërkon korridoreve të spitalit motrën që i mori tërmeti, daja thirrje për strehim dhe psikolog
10 vjeçari kërkon korridoreve të spitalit motrën që i mori tërmeti, daja thirrje për strehim dhe psikolog
Publikuar 14:26 29 Nëntor, 2019
Pamje që të rrëqethin mishin janë të gjitha ato ç’ka shohim pas tërmetit të 26 nëntort.
Sindrit Caca, vëllai i Manjola Cakonit, e cila ka humbur bashkëshortin Kastriotin dhe vajzën e saj Drita Cakoni 15 vjeçe ka bërë dëshpërimisht apel për ndihmë për strehim dhe psikolog për motrën e tij dhe djalin e saj 10 vjeç.
Manjola momentalisht gjendet e shtruar në spitalin e Traumës, ndërsa vëllai i saj kërkon strehim në Tiranë dhe ndihmën e psikologut sidomos për 10 vjeçarin.
Vogëlushi, ka kërkuar vazhdimisht familjarët e tij dhe madje ka tentuar edhe të ikë nga spitali, pasi nëpër korridore ka dëgjuar tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij.
Shpesh ai pyet nëse motra gjendet në ndonjërën nga dhomat e spitalit.
Kreu i familjes Cakoni, Kastrioti bashkë me të bijën Drita Cakoni 15 vjeçe humbën jetën nën rrënojat e tërmetit, bashkë me Albert Carën i cili ishte bashkëshorti i motrës së tij.