DOLLOGOZHDARËT NË NDIHMË PËR SHQIPËRINË
Në një kohë të dhimbshme kur një fatkeqësi natyrore, një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë, Dollogozhdarët u tubuan dhe kësaj radhe,nuk ngritën FLAMUJ Kombëtarë për nder të 28 NËNTORIT anulluam edhe programin artistik të përgatitur për këtë rast, vetëm homazhe për të nderuar DËSHMORËT E KOMBIT do të bëhen në mënyrë më të shkurtuar!
BASHKËSIA VENDORE DHE AKTIVISTË TË TJERË NDJEKIN SITUATËN TRAGJIKE, SHPREHIN NGUSHËLLIME VIKTIMAVE NGA TËRMETI DHE MORËN QËNDRIM, NË KËTO MOMENTE TRAGJIKE JEMI ME VËLLEZËRIT DHE MOTRAT TONA NË SHQIPËRI, DHE VEÇ LUTJEVE QË ZOTI TË RUAJ SHQIPËRINË DOLLOGOZHDARËT HAPIN DYERT E SHTËPIVE PËR 100 FAMILJE NGA SHQIPËRIA TË GODITUR NGA TËRMETI!
ASHTU SI HAPËM DYERT PËR VËLLEZËRIT KOSOVARË NË KOHËN E AGRESIONIT SERB, ASHTU HAPIM DYERT EDHE SOT!
VEÇ KËSAJ DOLLOGOZHDARËT MBLEDHIN EDHE NDIHMA SI USHQIME ASHTU EDHE VESHMBATHJE PËR VËLLEZËRIT DHE MOTRAT E TYRE!
TË NDIHMOJMË ATA QË SOT KANË NEVOJË!
ZOTI E BEKOFTË SHQIPTARINË !