Këshilli Komunal mban seancë të jashtëzakonshme
Seanca filloi me një minutë heshtje.
Pikat e rendit të ditës
Shpallen ditë zie data 27-të dhe 28-të dhe anulohem të gjithë organizimet festive me rastin e 28-të nëntorit, Ditës së Flamurit.
Ndarje e ndihmës financiare me vlerë prej 1 000 000 denarë.
Pas ngjarjeve të sotshme si shenjë solidariteti Komuna e Strugës thirri seancë të jashtëzakonshme. Në seancën e jashtëzakonshme u votua për shpalljen ditë zie datat 27-të dhe 28-të dhe u vendos që të anulohen të gjitha organizimet festive me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit.
Njëzëshëm u votua edhe për ndarjen e 1 000 000 denarëve nga Komuna e Strugës për të ndihmuar të prekurit dhe familjet e viktimave nga tërmeti në Shqipëri.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës.