Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPendarovski: Me Serbinë ndajmë një të kaluar të përbashkët dhe synojmë ndaj...

Pendarovski: Me Serbinë ndajmë një të kaluar të përbashkët dhe synojmë ndaj qëllimit të njëjtë (VIDEO)

Presidenti Pendarovski i cili po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Serbi, paradite u prit nga Vuçiqi para Pallatit Serbia në Beograd me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Dy presidentët patën takim tet-a-tet, në të cilin i konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë dhe e potencuan rëndësinë dhe përkushtimin e ndërtimit, mirëmbajtjen dhe avancimin e dialogut të ndërsjellë.

Pas takimit të dy presidentëve, u mbajt edhe takim plenar mes delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Serbisë, pas çka do të vijojë edhe konferencë e përbashkët për shtyp të presidentëve.

Në kuadër të vizitës zyrtare, presidenti Pendarovski do të takohet edhe me kryeministren Ana Bërnabiq, me kryetaren e Asamblesë Popullore, Maja Gojkoviq, si dhe e kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh dhe afaristët.

Pendarovski nesër në Novi Sad do të marrë pjesë në Forumin e 4-të rajonal rinor dhe do të ketë fjalim në panel-diskutimin presidencial “Fjalim i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: Prezantim i dialogut politik para mijëvjeçar[ve”, së bashku me presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments