Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësiGripi sezonal, nga nesër fillon vaksinimi pa pagesë në Maqedoninë e Veriut

Gripi sezonal, nga nesër fillon vaksinimi pa pagesë në Maqedoninë e Veriut


Nga nesër fillon vaksinimi pa pagesë kundër gripit sezonal. 28,000 vaksinat falas janë të dedikuara për pensionistët mbi 65 vjeç, të sëmurët kronik, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës nga 6 muajsh deri në 5 vjeç si dhe për punonjësit shëndetësor. Rreth 6000 persona vetëm gjatë ditës së djeshme janë paraqitur për tu imunizuar.

“Gjithsecili që është i interesuar dhe që bën pjesë në këto grupe rreziku duhet të caktojë termin tek mjeku amë përmes “Termini Im” dhe vaksinimi falas do të bëhet në njërin prej punkteve të Shtëpisë së Shëndetit, në Bukuresht, Gjorçe Petrov dhe Çair”, deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Vaksinat komerciale të cilat kushtojnë 650 denarë kanë filluar të jepen nga e hëna në të gjitha Qendrat për Shëndet Publik.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments