Zëvendëskryeministri Bujar Osmani i ftuar në emisionin “Programi 200, në Alsat duke folur për gjendjen e korrupsioni në vend dhe akuzat kundër partisë së tij për korrupsion, ai tha se ata janë të hapur dhe janë të parët që flasin kundër korrupsionit.
Nuk ka kush ta akuzojë opozitën, opozita ka 15 vjet në opozitë, do ta akuzojë dikush për diçka? Ajo nuk është e zonja të vijë në pushtet e jo më të bëjë diçka. Le të merret një hetim kryesie dhe të hetohet secili, nga më i larti në më i ulëti funksionar. Që nga 5 qershori i 2002 që është formuar partia e deri më sot. Ne jemi ata që flasim më tepër kundër korrupsionit se sa opozita që duhet të merret me atë punë- tha Osmani.