Dyshja e Fiks Fare që para dy jave denoncoi se kinse ish zv/ministri i shëndetësisë Asim Musa merr ryshfet, dje dolën në emision dhe ndryshuan qëndrim ndaj personit në fjalë dhe falemnderuan ministrin që u ndihmon qytetarëve dhe që tregon përgjegjësi.
Kjo ndodhë për herë të parë pas 18 viteve që emitohet ky emision, gjegjësisht Fiks Fare reflekton nga akuzat për mitmarrje ndaj ish zv/ministrit për shëndetësi Asim Musa.
“Ai kishte kurajo dhe bravo i qoftë të kërkoj dorheqjen dhe falemnderit njëherë që ndihmon shqiptarët. Edhe pse duhet thënë që kolegët e tu këtu në shqipëri kanë bërë namin dhe nuk kanë treguar përgjegjësi si ty”, thonë dyshja e Fiks Fare.
Ndryshe, pas denoncimit në Fiks Fare të Zv/Ministrit të Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut Asim Musa, ku në spitalin shtetëror kryente ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit, vjen edhe reagimi i tij nëpërmjet një intervistë në Fiks Fare.
Lidhur me operacionin ku flet në video me pacientin, Musa tha se aty ka dhënë çmimin zyrtar të operacionit, kurse 50 eurot e mara kanë qenë në formë respekti për pierjen e një kafe.
“Nuk marr para, por pacienti në thonjëza, në shenjë mirënjohjeje ofron dhurata” – thekson mes tjerash Musa.
Asim Musa është një urolog shumë i njohur nga Struga, njëherit edhe ish drejtor i Institutit të Nefrologjisë dhe tashmë drejtor i Klinikës së përgjithshme të Strugës. Musa njifet si mjek shumë nivelit të lartë në fushveprimin e vet dhe këtë e ka dëshmuar edhe gjatë punës së tij me pacient të shumtë jo vetëm nga vendi por edhe jashtë kufijve të saj.
Në periudhën nga shtatori 1995 deri në dhjetor 1998 – mjek i përgjithshëm në poliklinikën e fshatit Veleshtë, Strugë. Prej dhjetorit 1998 deri në mars 2002, I punësuar në Institutin Rajonal për Nefrologji – Strugë. Në periudhën nga maji 2006 deri në gusht 2017 – kirurg urolog në repartin urologjik në Institutin për Nefrologji – Strugë. Prej 15 nëntorit 2015 deri më 4 gusht 2017, ushtroj detyrën si drejtor i Institutit për Nefrologji-Strugë. Prej gushtit 2017 – maj 2018 U.d drejtor i i Spitalit të Përgjithshëm – Strugë. Në qershor të vitit 2018 emëroet si zëvendës ministër i Shëndetësisë, detyrë të cilën e ka ushtruar deri para disa javëve.
Zhurnal.mk