Thursday, May 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLSDM: Paga mesatare në arsim është rritur për dy mijë denarë

LSDM: Paga mesatare në arsim është rritur për dy mijë denarë


Qeveria në seancën e sotme të rregullt të 162-të do ta shqyrtojë Informacionin për përgatitjen e Propozim-strategjisë nacionale për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm dhe do ta vendosë në miratim Strategjinë nacionale dhe Planin aksionar për zbatim në vitet 2020-2022.

Në rend të ditës janë edhe informatat për koordinim të aktiviteteve për përgatitje të strategjisë afatmesme për përgjegjësi shoqërore të Republikës të Maqedonisë së Veriut, për zbatimin e strategjisë nacionale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme 2018-2023, si dhe për pranim të organizimit dhe zbatimit të trajnimit të vendeve anëtare të NATO-s për përgjigje të koordinuar gjatë katastrofave për të cilën vitin e ardhshëm nikoqir duhet të jetë Republika e Maqedonisë së Veirut.

Para Qeverisë janë edhe Propozim-programi për ndryshime të Programit për mbështetje financiare në peshkatari dhe akuakulturë për vitin 2019, në propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, e cila për këtë seancë do ta prezantojë edhe informacionin me Propozim-programin për ndryshime dhe plotësime të programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2019.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments