Lëvizja BESA: Pse Zaevi u dorëzohet oligarkëve dhe e harroi popullin e thjeshtë
Qeveria aktuale përkrah dështimit në procesin euro-integrues, po del të dështoj edhe në planin ekonomik dhe atë financiar. Kjo garniturë qeveritare e cila me shumë bujë promovoi masa fiskale me të cilat pretendonte se do ti zvogëloj dallimet e thella sociale dhe ekonomike në vend. Dalëngadal po heq dorë nga të njëjtat dhe po del në kontradiktë me vetveten.
Ditë më parë, ministrja e financave, Angelovska e pezulloi tatimin progresiv, duke arsyetuar se i njëjti nuk i ka dhënë rezultatet e duhura dhe se ende nuk ka kushte për ta implementuar këtë tatim. Lëvizja BESA po konstaton se qeveria aktuale është konfuze dhe e konteston vetveten brenda një periudhe të shkurtër kohore. Në qershor të këtij viti, nëpërmjet ministrit të atëhershëm të financave, Tevdovski pati deklaruar se tatimi progresiv po jep rezultate dhe po e zvogëlon hendekun në mes të të pasurve dhe të varfërve.
Prandaj, e pyesim qeverinë dhe kryeministrin Zaev: A thua vallë me largimin e ish ministrit Tevdovski dhe tani me pezullimin e tatimit progresiv për ta rikthyer përsëri tatimin e sheshtë, po hiqni dorë nga programi qeveritar dhe nga politikat fiskale, për tu rikthyer në avazin e vjetër të evazionit fiskal?!
Vlerësojmë se ky joseriozitet i politikave fiskale, bashkë me gjyqësorin e korruptuar nuk ofrojnë siguri për investitorët e huaj dhe njëkohësisht na e bënë të qartë se po ju rikthehet politikave ekonomike të qeverisë Gruevski.
Po e rikujtojmë kryeministrin Zaev, por edhe opinion e gjërë se Gruevski dhe ekipi i tij nuk ranë se nuk bënin politika të mira tatimore, por për shkak të shpenzimeve megalomane dhe keqmenaxhimit të parave të mbledhura nga tatimet. A thua mos vallë kryeministri Zaev dhe kjo qeveri, po ju dorëzohet oligarkëve të vendit, duke harruar premtimet e bëra se do ta zvogëlojë pabarazinë në shoqëri dhe do ta zbut varfërinë, gjegjësht do ta forcoj klasën e mesme?
Lëvizja BESA me vëmendje e përcjellë punën e Qeverisë dhe vlerësojmë se me reterimin e saj, qeveria de fakto e pranon se ka dështuar me politikat e saj në rrafshin ekonomik, social dhe financiar. Konkretisht, nuk ka arritur të siguroj mirëqenie më të mirë ekonomike dhe sociale, nuk ka arritur ta zvogëlojë pabarazinë në shoqëri dhe nuk ka arritur ta zbut varfërinë. Prandaj, ky është edhe një argument shtesë, se kjo qeveri duhet të largohet sa më parë!
Departamenti për financa dhe ekonomi
Lëvizja BESA
04.11.2019