KU JEMI DHE KU DUHET TE JEMI – 2-
Një nga temat më kryesore për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqiperisë para disa dite ishte procesi i bisedimeve për anëtarësim në Unionin Evropian apo caktim date për negociatat e anëtarësimit në UE. Bisedimet janë të qarta jo vetëm për shtetin, por edhe për biznesin, në përmirësimin e klimës biznesore dhe qytetarin, në përmisimin e standardit jetësor në vend.
Zhvillimi i biznesit është i lidhur ngushtë me strategjinë e zhvillimit ekonomik, pasi përbën një nga segmentet më të fuqishme për një shtet, ku si qëllim ka krijimin e një klime pozitive – nxitëse për zbatimin e politikave të investimeve dhe eksportit nëpërmjet prodhimtarisë të fokusuar në burimet njerëzore, në mënyrë që menaxherët të shtojnë konkurrencën dhe mbijetesën e ndërrmarjeve të tyre dhe investimeve me teknologji të lartë që ndryshojnë kulturën organizative, duke mundësuar kështu një cilësi jete për komunitetin apo shoqërinë tonë. Kjo përvojë është e nevojshme për një strategji të suksesshme të menaxhimit. Këto reforma janë të lidhura ngushtë me liberalizimin e tregut, stabilitetin makroekonomik dhe funksionimin e ekonomisë së tregut ku si për qëllim ka efikasitetin ekonomik, aftësinë konkurruese për tu inkuadruar në Unionin Europian. UE-ja bën përpjekje për një lëvizje pozitive për vendet e Ballkanit Perëndimor, drejt integrimit dhe anëtarësimit që janë më pak të zhvilluara përmes Procesit të Stabilizim – Asocimit (PSA) në lidhje me NVM-të, lansuar nga viti 1999.
Sipas disa ekspertëve nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, kanë dalur me qëndrimin se edhe nëse do të caktohej datë për bisedime, përmirësimi i kushteve dhe standardit jetësor dhe punës në vend nuk do të kishte ndodhur brenda natës, do te ishte vetëm fillimi i një procesi më të gjatë negociues, i cili nuk dihet se sa do të zgjasë.
Ndër çështjet veçanërisht aktuale në këtë periudhë të kaluar, por edhe në periudhën në vijim, janë disa çështje që ndërlidhen me njëra-tjetrën, si më poshtë:
– Si të sigurojmë një ekip mirë të kualifikuar në përputhje me nevojat e biznesit, pasi kompanitë alarmojnë me këmbëngulje se një kuadër i tillë mungon në vend?
– Si të parandalojmë migrimin e te rinjve duke u ofruar kushte vizionare, të projektuara në lidhje me vlerësimin e punës së tyre dhe aftësitë profesionale?
– A është koha për të menduar për “importimin e fuqisë punëtore” nga jashtë-modeli gjerman, duke pasur parasysh mungesën e kuadrit nga njëra anë dhe shkallën relativisht të lartë të papunësisë nga ana tjetër?
Mundësitë për importimin e fuqisë punëtore nga jashtë, sipas mendimit të investitorëve të huaj, procedurat e aplikimit dhe marrjes së lejes, janë mjaft komplekse dhe kufizuese, në vendimin e kompanisë për të punësuar ekspertë të huaj. Këto çështje janë me interes të madh për të gjithë palët e interesuara, besoj se proceset e filluara ne arsim, mësim nëpërmjet punës praktike, njëra nga format e trajnimit, do të japin rezultate të përshtatshme në drejtim të zhvillimit të kuadrove professional, në përputhje me nevojat e kompanive. Por, për të qenë në gjendje të bëjmë ndonjë hap të reformës në sistemin arsimor, kërkon qasje nga të gjithë, duke e bërë këtë çështje si një përparësi strategjike për shtetin. Është e pamundur të kesh kompani të suksesshme pa menaxherë dhe punëtorë të suksesshëm dhe ato do të ishin të suksesshëm vetëm nëse do të kishin njohuri dhe aftësi të nevojshme për produktivitetin e kompanive të tyre.
Nga Banka Botërore egzistojnë të dhëna se deri në vitin 2010, 440.000 njerëz janë larguar nga Maqedonia, dhe tre vjet më vonë, ose deri në fund të 2015, shifra është rritur në 626.312. Kjo do të thotë se pothuajse çdo banor i tretë, ose 30.2% e popullsisë, ka emigruar. Mund të supozohet shumë lehtë se emigracioni me një ritëm të përafërt me vitet tjera, sot, mesatarisht, rreth 800.000 njerëz janë larguar nga Maqedonia.
Gjithashtu interesante të theksohet se paga nuk është arsyeja e vetme e largimit, por paqëndrueshmëria ekonomike dhe politike-menaxhment i varfër, mundësitë e kufizuara për zhvillim profesional, shërbimet dhe infrastruktura urbane jo adekuate ose e kufizuar, mungesa e besimit në institucionet e sistemit, mosfunksionimi i ligjit si dhe praktika korruptuese – legalizimit (Rikujtim: Maqedonia në vitin 2017 e ranguar në vendin e 107 nga 180 shtete sipas indeksit te korrupsionit), që nënkupton keqpërdorimi e pozitës së besuar në përfitim personal, familjar dhe shoqëror.
Metodologjia “KU NE JEMI ?” dhe “KU DUHET TE JEMI ?” është e vështirë, sepse ajo kërkon ndryshime në të gjitha elementet e lartëpërmendura. Për të ndjekur rrugën e fillimit në një rrugë tjetër është një problem logjik që varet nga aftesitë tona për të bërë vlersimin e pozicionit në një mënyre strategjike dhe “KUR ?” deri te rruga tjetër apo përsëri aty ku ne jemi dhe më keq. Mbetet që detyra e përbashkët e të gjithëve është të rrisim produktivitetin dhe konkurrencën e ekonomisë së brendshme, nëse do të sjellim jetë ekonomike për të gjithë qytetarët dhe të rinjtë që të qëndrojnë në vend, dhe kompanitë, qofshin ato vendore apo të huaja, të jenë të kënaqura dhe të motivuara për të investuar, dhe data e bisedimeve me siguri nuk do të ndryshojë nëse nuk vendosim vetë. Shpresojmë se samiti i radhës 2020 në Zagreb, do të ketë rezultat pozitiv për në rrugëtimin europian .
Që të jemi në shërbim të Unionit Europian, detyra jonë është të mendojmë drejt zhvillimit ekonomik 3.0, prioritet të ju jepet bizneseve, të mendojmë për reforma gjithëpërfshirëse, të mendojmë për sundimin e ligjit, sigurin, të mendojmë për shëndetësin, të mendojmë për arsimin, të mendojmë për infrastrukturën, të mendojmë dhe te veprojmë për mbrojtjen e ambientit jetësor – ekologjinë, të mendojmë për intelegjencën – kuadrin profesional dhe brezin e ri, të mendojmë për qytetin dhe qytetarin, të mendojmë për investimin e diasporës shkencore në vend, të mendojmë për të diplomuarit, të mendojmë për studentin, të mendojmë për ndarje buxheti të kënaqshëm në mësimdhënien e kërkim shkencor dhe teknologji (IET-në)…..
A: Dr.sc. Nuhi Sela për Struga Ekspres