Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBilall Kasami uron fitoren e Albin Kurtit dhe thotë se fitorja do...

Bilall Kasami uron fitoren e Albin Kurtit dhe thotë se fitorja do të vij edhe te opozita shqiptare në Maqedoni

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë ishin të një rëndësie shumë të veçantë. Maturia e qytetarëve që ju drejtuan kutive të votimit dhe e gjithë aktorëve politikë dëshmuan se ndajnë vlera evropiane, duke organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike.

Fitorja bindëse e forcave opozitare në Kosovë tregoi se po vjen një frymë e re ndër shqiptarët, e cila besoj të vazhdojë edhe me një fitore të tillë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e ardhshme!

Në emrin tim personal dhe të të gjithë anëtarëve të Lëvizjes BESA urojmë Albin Kurtin dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! për Fitoren e zgjedhjeve të së dielës. Shpresojmë kjo te jetë një Ditë e Re për Shqiptarët dhe Kosovën.

Urime Kosovë!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments