Sot në sallën sportive “TIMI” në Strugë,me fillim në ora 11:00,nën organizimin e klubi të karatesë “Drini” u mbajtë turneu Ndërkombëtar në Karate, viti i 16-të me radhë, “Struga Open 2019”, në të cilën kishte pjesëmarrje masive të klubeve të karatesë nga vendi dhe rajoni, njofton Struga Ekspres.
Në këtë ngjarje të rëndësishme sportive ishte pjesëmarrës për herë të parë edhe zv.drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport, Izmit Nura i cili hapi këtë turne duke uruar Klubin Drini për organizimin e këtij eventi dhe 20 vjetorin e themelimit të klubit strugan të karatesë.
Agjencioni Për Rini dhe Sport sipas zv drejtorit Izmit Nura, është për herë të parë që kjo drejtori është një nga mbështetësit kryesor të kësaj ngjarje sportive.(Struga Ekspres)