Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVritet në Gjermani 39 vjeçari shqiptar (FOTO)

Vritet në Gjermani 39 vjeçari shqiptar (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar është qëlluar me armë dhe si pasojë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosur ka ngelur vëllai i tij. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Absenberg në Bavari.
Viktimë ka ngelur 39-vjeçari Fatos Lumi nga Bllaca e Suharekës. Vëllai i tij 46 vjeç që u qëllua pak më vonë. Ai u dërgua në spital me ndihmën e një helikopteri.
Oficerët e policisë ndërkohë kanë arrestuar dy të dyshuar në lidhje me ngjarjen. Kanë qenë dëshmitarët në vendngjarje që përshkruan automjetin e autorëve të dyshuar.
Brenda pak minutash, edhe me ndihmën e helikopterëve, policia arriti të ndalonte dy kosovarë, 30 dhe 41 vjeç, të cilët nuk bënë rezistencë.
Agjentët e policisë sekuestruan edhe armën e vrasjes.
Hetuesit kanë dyshime se viktima dhe autorët kishin njohje me njëri-tjetrin./radiofati

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments