Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionEdhe zemra e vogël e engjëllit Skënder Borova thotë: "Faleminderit strugan, faleminderit...

Edhe zemra e vogël e engjëllit Skënder Borova thotë: “Faleminderit strugan, faleminderit shqiptar! Jeni më të mirët në botë”

Struganët dhe mërgimtarët e Strugës kudo që jetojnë nëpêr botë gjithmonë dhe historikisht e kanë zgjatur dorën e mirësisë,dorën e ngrohtë ndaj nevojtarëve, njerëzve ekstremisht të varfër, të lënë pasdore,ku institucionet e shtetit në shumë raste nuk kanë bërë detyrën por shpirti human i struganëve dhe shqiptarëve e ka kryer misionin human duke ua sjell buzëqeshjen qindra e qindra familjeve strugane në nevojë.

Kjo mision dhe fisnik i struganëve bujar kudo nëpër botë u krye me sukses edhe në rastin e fundit shumë të prekshëm ku goditi dhe përloti shpirtin dhe zemrën e gjithsecilit, të cilët për një kohë rekord grumbulluan paratë e nevojshme për shërimin e vogëlushit, engjëllit Skënder Borova i cili është në klasë të dytë!

Kulmi i gëzimit të struganëve dhe familjarëve të tij u shënua kur kuptuan se shuma e duhur u ngrumbullua në kohë rekord dhe se struganët nuk e lënë për asgjë në botë humanizmin dhe njerêzit në nevojë!

Të gjithë i drejtuan duartë lartë duke u lutur për shërimin e Skênder Borovës!

Faleminderit strugan,faleminderit o ju njerëz me zemêr të madhe!

Edhe zemra e vogël e Skênder Borovës në këto momente thotë “Faleminderit strugan,faleminderit shqiptar, ju jeni më të mirët në botë”!

Zoti ju bekoftë!

Lindim Etemi (Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments