Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiRamis Merko: Nuk ka në ndërtime pa leje në Strugë (VIDEO)

Ramis Merko: Nuk ka në ndërtime pa leje në Strugë (VIDEO)

Përderisa në Ohër ka filluar rrënimi i objekteve të ndërtuara pa leje, kryetari i Strugës, Ramiz Merko vlerëson se komuna e tij është e pastër nga ndërtimet ilegale. Shton se ndoshta mund të ketë dhjetëra ndërtime, por se ato janë nëpër fshatra e jo në pjesën qendrore.

Në pjesën qendrore nuk ka asnjë ndërtim pa leje. Dhe këtë sërish e pohoj. Ndërsa për disa ndërtime të mundshme pa leje që janë në pjesën e brendshme apo në zonat rurale është bërë listë. Por, UNESKO apo kushdo qoftë nuk sugjeron që të largohen. Këto pyetje do t’ia parashtroni qytetit të Ohrit kurse ne vetëm mund të kontribuojmë. Por, ata duhet vet të mbrohen. Ne do të kontribuojmë, por Ohri duhet ta pastrojë oborrin e vet”-tha Ramiz Merko, kryetar i Strugës.

Sa është ky numër sipas regjistrit? “Dhjetëra”.

Pas deklaratës së këtillë të Merkos, menjëherë u përgjigjën nga komuna e Ohrit.

Për dallim nga Struga, ne nuk japim kompetenca, nuk kemi lëshuar shkresa për marrjen e kompetencave, kështu që, ne kujdesemi për oborrin tonë. Çdo komunë ka detyrat e vet që duhet t’i përmbush”-pohoi Konstantin Gjeorgjeski, kryetar i Ohrit.

Sipas informacioneve të Alsat, vetëm vitin e kaluar në komunën e Strugës janë dorëzuar rreth 2000 kërkesa për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

360.000 ishin për tërë shtetin. Komuna e Strugës kishte më së paku apo rreth 5000. Por, ato janë shkallë, disa ballkone të mbyllura, e kështu me radhë”-tha Ramiz Merko, kryetar i Strugës.

Por, procedura për legalizimin e tyre është stopuar për shkak të moratoriumit të miratuar për ndërtim dhe legalizim. Në ndërkohë, nga komuna e Ohrit nuk tregojnë se kur mund të vazhdojë aksioni për shembjen e objekteve pa leje.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!