Alsat ka sigur.uar pamje nga rrënimi i objekteve pa leje në Ohër, ku sot në mëngjes pa ndonjë informacion paraprak për media komunafilloi aksioni.
Inspektorati Komunal i Ndërtimit filloi aksionin për rrëni.min e objekteve pa leje e filloi në rrugën “Marko Nestorovski” në Ohër.
Bëhet fjalë për një ndërtesë ku para dhjetë ditëve u ndaluan punimet, mirëpo edhe përkundër vendosjes së shiritit të verdhë disa punëtorë kishin vazhduar punimet me ç’rast edhe ishin ndaluar.
Komuna e Ohrit thotë se rrënimi do të vazhdojë dhe se të gjitha objektet që kanë marrë vendim si objekte të jashtëligjshme do të rrënohen.
Më parë, kryetari i Komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski kishte deklaruar se ky proces do të zgjasë deri në dy vite. Sipas regjistrit komunal, mbi territorin e tërë komunës janë regjistruar më shumë se 1.000 ndërtesa pa leje, 409 prej të cilave janë në zonën e mbrojtur.
Pritet që në ditëve në vijim të fillojë prishja e ambienteve hotelerike rreth liqenit./Alsat