Për shkak të dyshimit për kryerjen e një vepre tê rëndë të “përdhunimit të mbetur në tentativë”, Zyra e Jashtme për Veprime Kriminalistike të Strugës ka ngritur kallëzim penal kundër A.A-24-vjeç nga Podgorca e Strugës,informohet Struga Ekspres nga SPB-Ohër.
Sipas SPB-së, më 23 gusht 2019, në shtëpinë e tij, ai u përpoq ta përdhunonte seksualisht një vajzë minorene.
(Struga Ekspres)