Në SPB-Manastir në orën 12:05 pas mesnate është raportuar se në një shtëpi në rrugën “Strçin” të Manastirit është gjetur i vdekur personi T.V. (49).
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa ekipi i SPB-Manastir ka kryer inspektimet.
Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.