Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKSHZ-ja është e gatshme për zgjedhje kurdo që mbahen

KSHZ-ja është e gatshme për zgjedhje kurdo që mbahen

KSHZ-ja, prandaj ekziston, për të organizuar dhe zhvilluar zgjedhje, ashtu që në çdo moment nëse vendoset që në shtet të kemi zgjedhje, ne jemi të gatshëm t’i zhvillojmë ato zgjedhje dhe do të përdorim të gjitha kapacitetet që i kemi në dispozicionin tonë, sipas Kodit Zgjedhor, kështu që nuk ka probleme nëse vendoset të kemi zgjedhje”-tha Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së.

I pyetur se cilat janë shanset që zgjedhjet të jenë sipas asaj që thotë VMRO-DPMNE, të mbahen në pranverë apo vjeshtë, siç propozon LSDM për vitin e ardhshëm, Derkovski thotë se është e drejtë legjitime e opozitës të kërkojë, dhe pushteti të pranojë ose jo. Për kërkesën e partive më të vogla për të ndryshuar Kodin Zgjedhor që Maqedonia të bëhet një njësi zgjedhore, Derkovski deklarohet:

E gjitha varet nga vullneti i partive politike që marrin pjesë në Kuvend, nëse do të ndryshojnë Kodin Zgjedhor, domethënë të miratojnë një Kod të ri të zgjedhjeve. Ne si KSHZ mund të ofrojmë mbështetje të plotë logjistike me sugjerimet tona me përvojën tonë në punën që kemi në Komision”-pohoi Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së.
Pas aferës Reket, VMRO-DPMNE opozitare këmbëngul në zgjedhje të parakohshme parlamentare, si kusht për të dalë nga kriza politike. Edhe Lëvizja BESA insiston në të njëjtën gjë. LSDM pranon zgjedhjet e parakohshme, por vetëm në tetor të vitit të ardhshëm, vetëm dy muaj para afatit të rregullt. Sipas partisë në pushtet, mundësia për të rritur ekonominë nuk duhet të lëshohet, siç ishte rasti në të gjitha vendet kur ata janë bërë anëtarë të NATO-s, ose kanë filluar negociatat për anëtarësim në BE.

/Alsat-M/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!