Autoritetet qendrore duket se nuk kanë një plan B, se si të zgjidhin problemin ligjor për ndërtimin e një deponie rajonal në jug-perëndim të vendit. Pas kundërshtimit të banorëve të Debarcës për ndërtimin e deponisë, ministri i Mjedisit, Naser Nuredini, kërkoi durim për të gjetur një zgjidhje.
Ka diskutime në vazhdim dhe ka komuna në secilin rajon që duhet të binden se ku duhet të ketë stacione transferimi dhe deponi kryesore. Ne kemi një plan kombëtar dhe po punojmë për zhvillimin e mëtutjeshëm të planit. Unë e kuptoj urgjencën në aspekt të asaj se kjo duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, por ju lutem kuptoni që është e nevojshme të kalojë kjo procedurë”-tha Naser Nuredini, ministër i Mjedisit.
Por, qytetarët në këtë pjesë të Maqedonisë, në veçanti Ohri dhe Struga, nuk kanë kohë për pritje. Me kërkesë të UNESKO-s, deponitë lokale Bukovë dhe tjetra në hyrje në Strugës duhet të mbyllen vitin e ardhshëm. Ndërsa në asnjë prej rajoneve të vendit nuk është ndërtuar deponi rajonale moderne. Problem shtesë, thonë nga Programi për zhvillimin e KB, janë edhe procedurat komplekse për ndërtimin e tyre.
Kur flasim për procedura, ato janë të komplikuara. Ndonjëherë kemi procedurë që është e vështirë dhe shumë rëndë tejkalohet. Shpresoj që kjo përvojë do ta ndihmojë qeverinë në të ardhmen që të veproj më shpejtë me ligjet tjera”-pohoi Narine Sahakjan, UNDP.
Nga Rajoni planor jugperëndimor paralajmërojnë se është e sigurt se e tërë procedura për deponinë rajonale do të duhet të fillojë nga fillimi.
Sipas të dhënave që i posedoj, procedura është kthyer nga fillimi. E para zgjati rreth dy vite, që do të thotë tjetër propozim të lokacionit ndërsa lokacionet propozohen në bazë të analizave paraprake, struktura gjeomekanike të tokës, largësia e vendbanimeve dhe kjo sipas kritereve evropiane”-theksoi Mirjana Lozanoska, drejtore e Rajonit planor jugperëndimor.
Muajin e kaluar, komisioni qeveritar i shkallës së dytë pranoi ankesën e komunës së Debërcës kundër ndërtimit të deponisë rajonale, pas çka i tërë projekti pritet të kthehet në rishqyrtim.
Miki Trajkovski