Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniParlamenti me 102 vota e shkarkon Katica Janevën

Parlamenti me 102 vota e shkarkon Katica Janevën

Kuvendi me 102 vota “për” dhe asnjë kundër dhe të përmbajtur miratoi propozimin e Këshillit të Prokurorëve për shkarkimin e Katica Janevës nga funksioni i prokurores speciale publike. Propozimi i për shkarkimin e Janevës tani kthehet në institucionin amë, respektivisht në Këshillin e Prokurorëve, ku edhe do të merret vendimi përfundimtar.

Procedura për shkarkimin e Janevës kishte filluar për shkak të paraburgimit të saj si e dyshuar në rastin “Reketi”.

Më herët gjatë seancës, deputeti i VMRO-së opozitare, Ilija Dimovskiz si kryetar i Komisionit për Zgjedhje dhe emërime, në prezantimin e arsyetimit të për kërkesën e shkarkimit të prokurores speciale Katica Janeva, ka akuzuar pushtetin se me këtë prokurori ka kërcënuar deputet të VMRO-së për të mbështetur politikat e Qeverisë dhe ka mbajtur në kontroll BDI-në!

“Në PSP kryeministri përmendej si “shefi”, ju punësuat atje anëtar të komiteteve partiake nga qytete të ndryshme, të cilët ne që jetojmë nëpër qytete më të vogla i njohim. Përmes tyre Ju dëshironi të kontrolloni rreth 10 deputet të VMRO-DPMNE me kërcënime me dosje që ua mbanit në sirtarë të PSP. Po kërcënonit edhe BDI-në me lëndët e hapura që ua ruani nëpër sirtarë vetëm që të heshtin dhe tu dëgjojnë. Por do tu vijë koha edhe atyre, edhe BDI-së”, tha Dimovski.

Ndërsa koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski tha se LSDM do të voton për shkarkimin e prokurores speciale, Katica Janeva. Ai akuzoi se VMRO-DPMNE-ja dhe kryetari i saj Hritijan Mickoski janë ende duke punuar në bazë të udhëzimeve të Nikolla Gruevski dhe se po punojnë për shpëtimin personave të akuzuar në këtë parti.

“Tani është e qartë pse negociatat mes Zaev dhe Mickoski dështuan, Mickoski po bën çmos për të shkatërruar lëndët e PSP-së. Lojërat politike dhe manipulimet me publikun që përpiqen të bëj VMRO-ja nuk kalojnë. Qytetarët e dinë kush mbron krimin. Mickoski dëshiron amnisti ndaj ish zyrtarëve të akuzuar”, tha Mitreski.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!