Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShpëtim Pollozhani: Diktaturat rrëzohen vetëm në rrugë

Shpëtim Pollozhani: Diktaturat rrëzohen vetëm në rrugë

Sot në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup do të mbahen protesta kundër diskriminimit duke filluar nga ora 14:30, transmeton Portalb.mk.

Protestën e ka paralajmëruar edhe Shpëtim Pollozhani, kryetari i Shoqatës së ish të burgosurve politik, duke treguar se marshi protestues do të fillon në ora 14:30 nga sheshi Skënderbeu.

“Sot Shkupi frymon kuqezi. Të gjithë në protestë në ora 14:30 tek Sheshi Skënderbeu. Të gjithë të diskriminuarit dhe të përbuzurit sot duhet të jenë pranë Flamurit Kuqezi për t’i dhënë një grusht të fortë politikës segregacioniste dhe kuislinge kundër shqiptarëve. Protestat e burrërojnë dhe ia hapin sytë rinisë. Të gjithë në këmbë që të godasim si një grusht , ashtu sikurse që na ka falë Perëndia”, deklaroi Pollozhani.

Kjo është protesta e parë në Shkup pas protestës së kaluar, protestë e cila kishte filluar me incidente. Në fund të kësaj proteste ishin dorëzuar kërkesat deri te qeveria.

“Në emër të Këshillit për Protesta të familjarëve të dënuarve me burgje të përjetshëm dhe jo vetëm, u bëjmë thirrje të dilni në protestë. Diktaturat rrëzohen vetëm në rrugë. Lejoni djemtë dhe vajzat e juaj-ja, që të protestojnë, pasi vetëm duke protestuar ata do të burrërohen. Ato që mendojnë se janë mirë, le të rrijnë në shtëpi dhe le të bëjnë patriotin e kabinetit dhe të internetit”, deklaroi Pollozhani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!