Përmes angazhimit të agjencive profesionale të sigurimit si dhe patrullimeve të shpeshta të policisë, dikasteri i Shëndetësisë ka paraparë parandalimin e incidenteve nëpër Spitale, ku kryesisht sulmohen mjekët dhe personeli mjekësor. Vendimi vjen pas takimit të ministrit të shëndetësisë Filipçe dhe atij të brendshëm Spasovski me odën e mjekëve, në të cilin takim u diskutua për sulmet e fundit ndaj mjekëve.
Janë paraparë dënime serioze për këto vepra, parashihen edhe dënime me burg varësisht nga rëndësia e veprave të kryera gjatë sulmit. Vend kritik ka qenë çdo herë Spitali i vjetër i qytetit, këtu ndodhin numër i madh i rasteve, para së gjithash disa incidente gjatë natës poashtu që kanë të bëjnë edhe me qytetarë të dehur, ndeshje si dhe rrahje, po ashtu kritike është edhe Qendra Urgjente, Klinika e Kardiologjisë si dhe Klinika e Toksikologjisë. 5:10 Për momentin ekzistojnë ligje pozitive të cilat janë në fuqi e që parashohin dënime serioze për këto gjëra – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Filipçe tha se dy incidentet e fundit kanë marrë epilog. Sulmi i fundit ndaj personelti mjekësor u regjistrua në Spitalin “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup. Ndërsa ditë më parë në Spitalin e Tetovës një mjek u sulmua nga dy persona ku pësoi dëmtime të rënda shëndetësore, për të cilat qëndroi ditë me radhë i shtrirë në Klinikën e Neurokirurgjisë në Shkup./Alsat