Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniReagon ASH: Marrja e barnave me letërnjoftim dhe prezencë fizike është absurde

Reagon ASH: Marrja e barnave me letërnjoftim dhe prezencë fizike është absurde

Njoftimi që sot shpalosi Fondi shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me marrjen e barnave nga farmacitë ku përveç recetës kërkohet edhe dokument identifikimi dhe prezenca fizike e pacientit si dhe rikthimi i librezave të vjetra shëndetësore, është njëri nga elementet përbërës të paaftësisë dhe mosdijes që e karakterizon këtë Qeveri.
Fondi Shëndetësorë është futur në një rreth vicioz dështimesh. Në vend se të mendojë për lehtësim dhe thjeshtësim të procedurave, me këtë masë po e ngarkojnë pacientin me gjëra që në praktikë janë edhe absurde.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se urdhëresat e këtilla bien ndesh me trendet zhvilluese të shteteve të BE-së atje ku aspirojmë të bëhemi pjesë.

Kjo masë absurde godet veprimtarinë mjekësore duke e lënë në plan të dytë pacientin dhe sëmundjen e tij sepse koha e duhur për të regjistruar terapinë në librezë, kartel mjekësore dhe ditar është dyfish më e gjatë se anamneza dhe egzaminimi i pacientit.

Sipas analizave të departamentit për Shëndetësi pranë Aleancës për Shqiptarët, vlerësojmë se kartelat elektronike që qytetarëve u kushtuan harxhime shtesë prandaj edhe janë zgjidhja dhe nevoja për pacientin, mjekun dhe farmacistin, sepse me një softuer të përbashkët kursehet në kohë, letër, toner dhe fiton komoditet mjeku por edhe pacienti.
Masa e këtillë për prezencën e pacientit me dokument identifikimi dhe recetë bie ndesh me të drejtat e pacientit sepse godet kontingjentin e të sëmurëve që kanë pamjaftueshmëri fizike dhe psiqike për ta realizuar marrjen e barit.

Duke i marrë në konsideratë këto argumente nga njëra anë dhe absurdi që këto urdhra mund të jenë praktike dhe funksionale për sistemin shëndetësorë, ftojmë Ministrinë dhe Fondin që të tërhiqen këto kërkesa dhe të filloj të mendoj për zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshëm, rritje të koeficientit dhe krijimin e politikave për mbajtjen e mjekëve në vend.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!