Ndonëse pjesë të tjera të Evropës janë ballafaquar me temperatura të larta, një pjesë e Austrisë dhe Italisë kanë parë flluskat e para të borës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për reshje të borës të regjistruara kryesisht në Alpet Austriake.
Ndërkohë, kanë qenë mediat austriake ato që raportuan se bora e parë kishte rënë në fund të javës, diku në provincën e Tirolit.
Aty, siç thuhet më tej, janë vërejtur flluska bore me intensitet gjatë javës dhe se kjo është arsyeja pse zonat e shumta të skive janë nën mbulesën e bardhë.
Megjithatë, bora nuk është ndonjë dukuri e pazakontë në fund të verës në lartësi më të mëdha në Alpe.
Gjithashtu, përveç Austrisë, bora ka zbardhuar edhe disa pjesë në Italinë veriperëndimore, përkatësisht në Livigno.