Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKrijohet edhe një parti e re në Maqedoni

Krijohet edhe një parti e re në Maqedoni

Skenës politike në Maqedoni i shtohet dhe një subjekt i ri politik, i cili do të quhet “Partia jote”. Në përgatitje e sipër është edhe një platformë online, gjithashtu dhe asambleja themeluese do të jetë në fillim të nëntorit.

Formimi i partisë ka shumë të ngjarë të zhvillohet nën moton “Ejani së bashku të ndërtojmë një të ardhme me dinjitet”, por logoja e partisë ende po debatohet. Avokati Aleksandar Tortevski thotë për Alsat-M se qëllimi është që të depolitizohet shteti, si një model i suksesshëm ekonomik, dmth një shoqëri e ndryshe nga ajo e LSDM-së, VMRO DPMNE-së dhe BDI-së. “Ne duam të bëjmë parti që do arrijë tek çdo qytetarë përmes rrjeteve sociale. Kjo do të thotë se çdo anëtarë i joni dhe shumë qytetarë do pyeten për të gjitha çështjet kryesore që u interesojnë. Duam ta dëgjojmë mendimin e tyre dhe ato do i respektojmë. Ndryshe, përcaktimet themelore janë, shteti i së drejtës, ekologjia, mbikëqyrje e plotë ndaj territorit të Maqedonisë në kuptim të vjedhjes së maleve, ndezjes së zjarreve, vjedhjeve, një koll qendër e cila tërësisht do e incizonte gjithë atë nga aspekti i shkeljes së ligjit dhe sanksionimin e autorëve”, theksoi Aleksandar Tortevski, nismëtarë i “Partia jote”. /Alsat-M

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments