Bekim Qoku-ish deputet
Kur do të bëjnë shqiptarët grevë e protesta, jo vetëm deklarata e komunikata, për:
– Librat plot ofendime e të pavërteta për shqiptarët
– Faktin se shqiptarët detyrohen të mësojnë sllavo-maqedonishten e sllovomaqedonasit nuk detyrohen shqipen në shtetin-qytetar-për-të-gjithë
– Mungesë shkollash
– Mungesë paralelesh (në zonat e mbipopulluara ka ende klasa nga 40 nxënës. Dhe 40 nxënës në këtë kohë nuk është e barabartë me 40 nxënës para 30 vitesh)
– Mungesë investimesh
– Mungesë librash
– Mungesë pedagogësh e psikologësh
– Mungesë mësuesish adekuat e të aftë
– Mungesë sallash e fushash sportive
– Mungesë bibliotekash
– Mungesë hapësirash (për kokë nxënësi shqiptarët kanë në dispozicion 0.5 – 1-5 m2, ndërsa maqedonasit 1.6 deri 3 m2)
– Turnet, shqiptarët mësojnë nga tre turne
– Mungesë të rezultateve në PISA ku nxënësit shqiptarë dalin shumë më keq sesa ato maqedonas.
– Mungesë të dinjitetit dhe profesionalitetit të ministrave shqiptarë, që kanë qenë të shumtë. Dhe thuajse të gjithë fëmijët e tyre i kanë dërguar në shkolla private.
– Mungesë nxënësish
Mos flasim për nivelin dhe kushtet e universiteteve publike shqiptare. Se aty pastaj vlon korrupsioni, batakçillëku, injoranca, bdizimi.