Gjykata themelore penale në Shkup i ka caktuar arrest 30 ditë arrest 46 vjeçares nga Shkupi e cila dje ka mbytur nënën e saj dhe është dorëzuar në polici. Vajza në prokurori ka deklaruar se shkak për vrasjen e nenes kanë qenë paratë, respektivisht mosmarrveshjet financiare.
Ndryshe dje nga policia informuan se në orën 8 e 10 minuta 46 vjeçarja me inicialet A.I. ka paraqitur në stacionin policor Karposh se në rrugën Risto Ravanovski në shtëpinë e tyre e ka mbytur nënën e saj 74 vjeçare me inicialet V.I.
“Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe e gjeti gruan e vdekur, ndërsa mjekët e ndihmës së shpejtë e konstantuan vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajjetë i nënës 74 vjeçare u dorëzua për obduksion, ndërsa vajza 46 vjeçare është ndaluar në stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.