Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniHetohet rasti "Reket" edhe ndaj biznesmenëve të tjerë

Hetohet rasti “Reket” edhe ndaj biznesmenëve të tjerë


Tani për tani nuk ka momente të reja në hetimin për rastin “Reket”. Ka të dhëna edhe për raste të tjera të shantazheve që janë bërë nga të dyshuarit, disa biznesmenë tashmë dhanë deklarata në prokurori, por momentalisht nuk mund të zbulohen detaje lidhur me këtë”, thotë prokurorja Vilma Ruskoska dhe thekson se ende nuk ka përfunduar hetimi i telefonit të konfiskuar të prokurores.

“Ka të dhëna për raste të tjera, por nuk mund të them se për sa vetë bëhet fjalë. Këta persona dhanë deklarata dhe tani kërkojmë argumente që të konfirmojmë deklaratat”, citon Ruskoska në deklaratë për Doçje Velen.

Informon se ende po vazhdon hetimi i telefonit të prokurores speciale publike Katica Janeva, që i është konfiskuar të hënën dhe se, nga ky aspekt, nuk ka momente të reja në hetim.

Ruskoska thotë se “ende nuk ka kontaktuar me prokurorë të tjerë dhe me hetuesit e PSP-së lidhur me rastin “Reket”, si dhe për lëndën “Perandoria”.

Ajo edhe një herë konfirmoi se kryeministri Zoran Zaev e ka informuar PP për rastin “Reket”. Nuk ka raste të tjera të shantazhit ndaj biznesmenëve të raportuar nga ana e kryeministrit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments