Një ditë pasi vrau gruan e tij me thikë, bashkëshorti Adriatik Kuka i ka dhënë fund jetës duke u mbytur.
Policia thotë se 37-vjeçari është gjetur në rreth orës 07:30 të mëngjesit në Sektorin Rinia.
“Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit”, sqaron policia.
Autori i krimit ishte në kërkim nga policia menjëherë pas zbardhjes së krimit, kur dhe u largua nga banesa.
Ka qenë djali i mitur i çiftit Kuka që duke qenë i pranishëm në sherrin e dhunshëm të prindërve ka shkuar të kërkojë ndihmë të familjarët e saj që banonin në të njëjtën zonë.
Njoftimi i policisë së Durrësit
Nga kërkimet e pandërprera të Policisë, orët e para të mëngjesit është gjetur i mbytur autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij, ndodhur ditën e djeshme.
Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur shtetasi A.K.rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës.
Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.
Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij ndodhur ditën e djeshme.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.