Nëse Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, nuk është i aftë të ushtrojë kompetencat që ligjërisht i takojnë, atëherë ka vetëm një rrugë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Zgjidhje për të mirën e tij dhe për të mirën e gjithë qytetarève të Strugës.
Ajo rrugë është, DORËHEQJA!
Krejt këto ngjarje të fundit për të cilat dëgjojmë dhe lexojmë nga mediat e ndryshme, dëshmojnë vetëm një gjë. Këto janë të korrat e atyre që ka mbjellur në dy mandatet e para dhe që i vazhdoi në mandatin e tretë.
Poashtu, kjo është tregues dhe për lojën e ulët politike dhe pazaret e fëlliqura me të cilat e rrezikoi për çdo kohë, vullnetin e shumicës në Strugë. Këtë vullnet ai e shkeli me dy këmbë.
Prandaj, i nderuari Ramiz Merko, me dashamirësinë më të madhe, meqë edhe vetë e pranoni se e keni humbur kapacitetin për të qeverisur (letra për dorëzimin e kompetencave), JEP DORËHEQJE.
Mos e lodh as veten e as qytetarët e Strugës
Aleanca për Shqiptarët-Strugë