Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNoftim i rëndësishëm nga policia

Noftim i rëndësishëm nga policia

Lajmerim :

Me qëllim të eliminimit të mundësive për kryerjen e vjedhjeve, SPB Ohër intensifikon masat parandaluese përmes të cilave qytetarët i perkujtojme për domosdoshmërinë e kujdesit më të madh për sigurinë e shtëpive dhe sendeve me vlerë. Analizat e SPB Oher tregojnë se shumica e vjedhjeve ndodhin në raste më të shpeshta kur shtëpitë mbeten të hapura ndërsa në plazhe, subjekt i vjedhjeve janë kuletat lëna në vende të pa sigurta, laptopë apo telefona celularë dhe objekte të tjera.
Sipas të dhënave analitike të SPB Oher, në rajonin e Ohrit, gjatë gjysmës së parë të vitit 2019, janë regjistruar 117 vepra “vjedhje të rënda” dhe 39 vepra “vjedhje”. Këto shifra përfaqësojnë një ulje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 2018, kur u regjistruan 170 “vjedhje të rënda” dhe 62 “vjedhje”.
Lidhur me shfaqjen e lypjes, në gjysmën e parë të vitit, në rajonin e Ohrit janë regjistruar 15 raste dhe të njëjtin numër në zonën e Strugës. E njëjta akuzë për kundërvajtje është ngritur kundër personave të cilët janë shpallur fajtorë për lypje, gjë që është në përputhje me nenin 24 të Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit publik dhe paqes.

Sektori për Punë të Mbrendëshme Ohër
Zyra për marëdhënie me publikun

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments