Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela theksoi se pas skandalit me rastin e Prokurorisë Speciale dhe rrënimin e imazhit të saj, në krye të kësaj prokurorie duhet të vij një kuadër nga vendet e Bashkimit Evropian.
“Në lidhje me këtë është urgjente që në kuadër të sistemit gjyqësor të bëhen ndryshimet e nevojshme që në krye të PPS të vijë kuadër nga vendet e BE, përmes ndryshimeve të ligjit. Kjo të bëhet edhe në istanca të tjera duke u kyçur ekspertë të jashtëm që do të merren me zbulimin e rasteve kriminale dhe korruptive, sidomos kur shqiptarët kanë humbur besimin tek sistemi i drejtësisë”, theksoi Sela pas mbledhjes së kryesisë partiake.
Sipas tij, angazhimi i tyre do të kishte për qëllim që në Maqedoninë e Veriut të zbardhen një herë e përgjithmonë rastet e montuara politike si Sopoti, Lagja e Trimave dhe Monstra.
“Gjithë argumentet e tipit se kjo do të kishte reperkusione financiare nuk mban dhe duhet të jetë si zgjidhje. Ne vlerësojmë se patjetër se ky nuk duhet të jetë moment dhe bëjmë apel qytetarëve që të mos zhgënjehen, por është momenti për tu bërë presioni i nevojshëm partive që të jetë një pikënisje në mënyrë që përfundimisht të ndërtohet shteti i së drejtës.”, theksoi kreu i ASH-së.