Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë nga Saraji akuzoi se pas bombave që po i publikon El Cheka qëndron UDB-ja.
“Unë nuk dëgjoj ca përgjime e disa biseda private që po shpërndahen, po si nuk ndodhi asnjë bisedë private për anëtarët e LSDM dhe VMRO po ku janë bisedat tjera. Po mire këta tjerët a nuk kanë folur biseda private asgjë? Këta gjithçka kanë devalvuar. Ne nuk duam drejtësi selektive, ne duam veting, ne duam që lufta kundër krimit dhe korrupsionit të udhëhiqet njësoj pasi e keqja nuk ka nacionalitet”, u shpreh kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti.
Por Sheqerim Ahmeti i njohur si El Cheka i është përgjigjur Ahmetit me akuza të rënda. Ja postimi i tij:
Ali Ahmeti tha se përgjimet na ka dhën UDBA?
Cila UDB-ë, se me sa e di un ti edhe pasaport të atyre ke patur, të kujtohet në airportin e Zurichut si ta gjeti baci Sul pasaportën me emrin Aleksander Antic dhe me foton tënde?
Ti je vet UDBA o shizofren me dokument, mos e përmënd UÇK-në se turpëron dëshmorët dhe të burgosurit, ti nuk le shqiptar pa ofenduar o i biri torbeshkës që memzi folte shqip, ata Izetat që i dërgoni për me sjell para për likujdimin tim mbaji pak më afër që tju gjejm të gjithve bashk mos të na lodhni duke u kërkuar, duke derdh gjak shqiptarësh mbajte pushtetin, por ai gjak do të mbys o Antiç, shihemi së shpejti!”, ka shkruar El Chekaa.